Në konferencën për media, liderët e VLEN-it, u pyetën nëse ata do të kishin hyrë në qeveri shpëtimi, të cilën e ka paralajmëruar kandidati i BDI-së, Bujar Osmani.
Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, tha se dallimi mes tyre dhe Osmani është se ata janë thellësisht dhe sinqerisht të interesuar për ndryshime kushtetuese dhe për integrime evropiane.
Mexhiti, shtoi se kur Bujar Osmani, flet për qeveri të zgjeruar dhe për opsione tjera, ai e ka hallin e vet dhe të bashkëpunëtorëve.
“Kërkon një qeveri shpëtimi për Bujarin dhe për BDI-në dhe jo qeveri shpëtimi për qytetarët dhe për integrimin e vendit. Ato vazhdimisht kanë folur për integrimet evropiane në këto katër vite, për ndryshimet kushtetuese, për 80 deputetë në parlament, dhe gajlen e kanë patur se si t’i kenë 61 deputetë, dhe të vazhdojnë me aferat korruptive, ndërhyrjen në gjyqësi dhe prandaj listat e zeza dhe reagimet e ambasadorëve evropian janë për këto figura”, deklaroi Mexhiti, raporton SHENJA.
Mes tjerash, Mexhiti, tha se VLEN-i, top prioritet apo prioritet mbi prioritetet i ka ndryshimet kushtetuese e ka integrimin e vendit në BE, luftën kundër korrupsionit. /SHENJA/
Data 07.01.2026
Aktuale
- LAJMI I FUNDIT: Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri me këtë datë
- Nevzat Bejta takon banorët e Ravenit, premton zhvillim dhe investime pas 11 janarit
- Çmimet e banesave s’kanë të ndalur, u rritën për 25 përqind brenda vitit
- Limani në takim me të rinjtë e Gostivarit: Garancia e fitores më 11 janar
- BMW-ja e arratisjes ‘tradhtoi’ autorët”! Si u zbulua grupi pas vrasjes së Mondi Mëhallës? Zbërthehet dëshmia kyçe: Makina u dogj, gjurmët jo
- Nikolloski publikoi video të xhiruar natën nga autostrada Ohër – Kërçovë, ku tashmë 40 kilometra janë vënë në funksion
- Vrasja e Mondi Mëhallës, zbardhet sherri me ish-ortakun në biznes! Lëvizjet e fundit të autorëve të ekzekutimit dhe përdorimi i makinës ‘Audi’ A4 i zi
- Memorial për viktimat nga zjarri në “Pulse”, reagojnë prindërit: Nuk është dëshirë private, por akt i kujtesës kolektive


