Për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, ka reaguar edhe kreytari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi.
Ai thotë se gazetari Saliu sot ishte viktimë e nacionalizmit maqedonas.
“Akoma pa filluar fushata zgjedhore, nacionalizmi maqedonas po vjen në shprehje nëpërmjet ministrisë së VMRO-së, parti kjo e cila në të kaluarën burgosi gazetarë, mbylli mediume me të vetmin qëllim, mbjelljen e frikës ndaj gazetarëve dhe heshtjes së fjalës së lirë.
Ky veprim cilësohet si sulm brutal ndaj fjalës së lirë, dhe jo vetëm, por sulm edhe ndaj shqiptarëve me preteks të nxitjes së tensioneve ndëretnike në vend.
Ftojmë faktorët ndërkombëtar që të ndërhyjnë sa më shpejtë dhe të lirohet gazetari Furkan Saliu”, ka shkruar Zejd Rexhepi.
Data 01.07.2025
Aktuale
- Ligjet evropiane për t’u mbrojtur nga rreziku i deepfake
- Takohen në Shkup Edi Rama dhe Ali Ahmeti
- BQK dhe AKI: Një hapi i ri në forcimin e sigurisë financiare për Kosovën
- Microsoft anulon fjalëkalimet: Çfarë duhet të dini për këtë ndryshim revolucionar
- Në kërkim prej 1 viti për sherrin me shkopinj bejsbolli dhe armë! Arrestohet 28-vjeçari (EMRI)
- A do t’i heqë DASH “non gratën” Berishës? Flet ish-zyrtari i lartë i SHBA: Programi i sanksioneve ka disa probleme kyçe! Kreu i PD u ndëshkua pa prova
- Doktor Art Zylbeari zgjidhet kryetar i FR-BDI për Tetovën
- Aksion antidrogë në Strumicë