Nga VMRO-DPMNE njoftojnë se do të ngrejë padi për shpifje kundër LSDM-së nëse sot nuk kërkojnë falje për shkak të akuzës se seritë e anketave parazgjedhore të publikuara në shërbimin publik në periudhën e kaluar janë të rreme dhe me urdhër të shtabit të VMRO-DPMNE-së.
Në reagimin për mediat, nga VMRO-DPMNE thonë se dokumentet e publikuara nga LSDM-ja, në të cilat plani për realizimin e skemës për plasimin e lajmeve të rreme për rejtingun dhe partitë, janë tërësisht të fabrikuara.
“Ne i mohojmë fuqishëm dhe në mënyrë eksplicite informacionet e publikuara fillimisht në një media dhe më pas të njëjtat gënjeshtra të plotësuara nga LSD. Nuk ka asnjë dokument të përgatitur nga shtabi republikan zgjedhor i VMRO-DPMNE-së për keqpërdorimin e procesit zgjedhor siç thuhet në emisionin e Furkan Saliut dhe më pas ritregohet nga LSD. Besojmë se burimi i një informacioni të tillë është nga kuzhina e LSD-së, të cilët dëshpërimisht përdorin dezinformata, duke falsifikuar dokumente përballë disfatës së afërt”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti thonë se nënshkrimet e publikuara janë të falsifikuara, ka emër që nuk ekziston dhe mbiemër të gabuar. Të gjitha këto thonë nga VMRO-DPMNE, janë tërësisht të falsifikuara dhe nuk përputhen me ato reale.
“Edhe pse kemi parë se është normale që LSD-ja të marrë gabim mbiemrin e liderit të saj Kovaçevski, ndoshta është e arsyeshme dhe logjike që VMRO-DPMNE të njohë njerëzit dhe nënshkrimet e partisë së saj, diçka që nuk është rasti në dokument i treguar dhe i shpikur, i cili tregon vetëm se kush është burimi i lajmit”, konstatojnë nga VMRO-DPMNE.
Nga opozita maqedonase thonë se besojnë që burimi i një informacioni të tillë është nga kuzhina e LSDM-së, të cilët, siç thuhet në reagim, dëshpërimisht i drejtohen dezinformatave, falsifikimit të dokumenteve para disfatës që do të vijë së shpejti.
“Dikur bënin fletushka bullgare, tani shpikin dokumente. Për paratë e dhëna për Assaf Isein, ata mund të kishin qenë të paktën pak më kreativë në falsifikim. Po kalon koha kur Kovaçevski mund të ulet në qeveri dhe të vendosë se kush çfarë do të bëjë. Kujtojmë se në një seancë të qeverisë të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, gruas së tij i është ndarë tokë shtetërore për fotovoltaikë me një euro për metër katror. Ndërsa Kovaçevski ishte zëvendësministër i financave dhe anëtar i qeverisë, kumbari i tij Paunov mori ndihmë shtetërore përmes kompanisë Pixel Group. Kërkojmë që LSD të kërkojë falje për gënjeshtra të tilla, në të kundërtën do të pasojë proces gjyqësor për shpifje”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Reagimi i VMRO-DPMNE-së vjen pasi më herët LSDM-ja, duke publikuar dokumente, akuzoi se partia e partia opozitare maqedonase ka bërë plan operativ që ka të bëjë me vendosjen e anketave të rreme për rejtingun e politikanëve dhe partive që janë publikuar në servisin publik në periudhën e kaluar dhe për aktivitete të tjera si vendosja e lajmeve të rreme.