Pasi VMRO-DPMNE njoftoi se LSDM po prodhon lajme të rreme me nënshkrime të falsifikuara, në rrjetet sociale është shpërndarë fotografi, ku duken nënshkrimet origjinale të Luke Galevskit dhe Marija Andonovskas.
Në fotografinë e publikuar, të cilës i është bashkëngjitur edhe dokumenti për të cilin VMRO-DPMNE thotë se është i falsifikuar, duket i shkruar me dorë emri dhe mbiemri i Luke Galeskit dhe Marija Andonovskas të shkruara me dorë si dhe nënshkrimi i vendosur.
Sot LSDM ka publikuar në dokument ku pretendon se përfaqësues të opozitën Maqedonase se ka bërë plan për anketa të organizuara për tu publikuar në servisin publik RTVM1 si dhe për lajme të rreme.
Por nga VMRO-DPMNE, reaguan menjëherë ku thanë se dokumenti është falsifikuar nga LSDM dhe në të ka emër të personit që nuk ekziston, si dhe mbiemër të shkruar gabim. për këtë, siç thonë nga VMRO-DPMNE, skandal dhe lajm të rremë, opozita maqedonase kërkon falje nga LSDM dhe një media që e ka publikuar fillimishtë dokumentin. Në të kundërtën shtojnë se do të ngrenë procedurë ligjore për shpifje.