Policia ende është duke e kërkuar personin i cili plagosi dy persona në Haraçinë.
Në sulmin janë të lënduar shoferi i kryetarit të komunës Ridvan Ibrahimi dhe një nga të punësuarit në komunë.
Qëllimi i sulmit sipas informacioneve ka qenë kryetari i komunës i cili nuk është lënduar, por dy personat që kanë qenë në shoqërimin e tij janë transferuar me urgjentë në spitalet e Shkupit.
Ky është sulmi i tretë mbi kryetarin e Haraçinës. Para një viti policia ka arrestuar një burrë 69 vjeçar nga fshati i Haraçinës pasi më parë ka marrë denoncim nga kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi.
Ai ka kërcënuar me jetë kryetarin në lidhje me lëndën për dhënien e tokës për shfrytëzim. Ibrahimi edhe në shtator 2022 në polici ka denoncuar se ka qenë cak i sulmit fizik.
Nga MPB paralajmërojnë zbardhje të rastit, ndërsa nga prokuroria janë duke kontrolluar incizimet nga objektet për rreth. /SHENJA/
Data 18.12.2025
Aktuale
- Ish-presidenti dëshmoi sot për “21 Janarin” në SPAK, avokati Cakrani zbulon se çfarë rrëfeu Ilir Meta: Skenar dhe për vrasje, shërbimet e huaja informuan se…
- Siljanovska-Davkova: Ligji për faljen është jofunksional
- Ulen çmimet e derivateve të naftës
- Fejzulla Arifi: Shqiptarë të vrarë të Nakushtakut dhe Izvorit të Likovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore (Dokument)
- Mickoski: Për arsye artificiale, ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane
- Lazim Destani priti në Tetovë ish-presidentin e Shqipërisë, Rexhep Meidani: Biseda të ngrohta e vëllazërore
- Arrestime në Shkup dhe Kumanovë, mes tyre ish-funksionari i BDI-së
- MPB ngrit kallëzim të ri penal ndaj ish-kryetarit të Strumicës, Kostadin Kostadinov


