VMRO DPMNE-ja opozitare premton se pas formimit të qeverisë së ardhshme, nëse vjen në pushtet, do të lirojë çmimin e energjisë elektrike. Siç thonë në njoftimin me shkrim, kjo do të bëhet duke hequr kompensimin që paguajnë qytetarët për qasje në rrjet.
“Pas formimit të qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së, faturat e energjisë elektrike do të bëhen më të lira, për shkak të anulimit të tarifës së qasjes në rrjet. Tarifa për qasje në rrjet prej 200 denarë është tarifë e re e vendosur nga LSDM për të mbledhur më shumë para nga qytetarët në buxhet. Platforma 1198 parashikon heqjen e tarifës së rrjetit të vendosur nga LSDM. Taksa e rrjetit prej 200 denarë është taksë e pabazuar që godet xhepat e qytetarëve”, thonë nga VMRO DPMNE.
Sipas tyre, me këtë masë çdo amvisëri do të kursejë 3000 denarë në vit.