Ministria e Drejtësisë kërkoi nga Oda e Përmbaruesve që të hetojë rastin në lidhje me një gazetar, e në të cilin është përfshirë një përmbarues nga Gostivari dhe nëse ka shkelje të mundshme të Ligjit për përmbarim dhe Kodeksit të etikës profesionale të përmbaruesve, të ndërmerren masat e duhura.
“Si Ministri e Drejtësisë, theksojmë se përmbaruesi është i detyruar që në sjelljen e tij ndaj publikut të veprojë duke shfaqur afirmim dhe respekt për veprimtarinë e përmbaruesit, të mos sillet në mënyrë ofenduese, të jetë i durueshëm, dinjitoz dhe i sjellshëm, si dhe t`i respektojë palët dhe dinjitetin e tyre
Përmbaruesit janë të detyruar ta zbatojnë Kodeksin e etikës profesionale të përmbaruesve i cili paraqet përmbledhje të standardeve të shkruara për sjellje dhe veprim të përmbaruesve në kuadër të kryerjes së veprimtarisë së vet, gjegjësisht gjatë zbatimit të Ligjit për përmbarim”, thuhet në njoftimin e ministrisë së drejtësisë.
Data 16.12.2025
Aktuale
- Nuk priti të shkarkohet nga Kuvendi, Kocevski jep dorëheqje
- Aksioni i SPAK, kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit kriminal “Çopja”! Dyshimet se pastroi milionat e marra nga AKSHI! Pezullohet zv.drejtori i Policisë së Tiranës.
- Jep dorëheqje kryeprokurori Kocevski
- VLEN: Përfaqësimi i drejtë merr vulën evropiane dhe së shpejti hyn në Kuvend
- Urdhër-arrestet e SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI
- Kryeministri Albanese vizitoi heroin e Bondi Beach: Ahmed, ti je një hero australian
- “Miratimi i ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm përpara” – Ambasadori i OSBE: Të angazhuar për të përmirësuar qasjen e informacionit, zhvillojmë protokollin e KLD dhe Prokurorisë së Përgjithshme
- ‘Dogana’ bllokon aktivitetin e ‘Bankers’ në Patos-Marinëz, kompania: Vendim arbitrar që rrezikon fushën naftëmbajtëse


