Kandidati i BDI-së për president të shtetit, Bujar Osmani është pyetur nga qytetarët se cilat masa do t’i ndërmerr për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë.
Në videon e publikuar në Tik Tok, Osmani ka thënë se do të inicojë formimin e një bordi ndërkombëtar i cili do t’i certifikon bartësit e funksioneve publike.
“Do të inicoj formimin e një bordi ndërkombëtar, i përbërë nga NATO, SHBA dhe BE. Të cilët do të duhet t’i certifikojnë bartësit e funksioneve publike. Ky bord do të certifikon në dy drejtime. Nën 1: A janë të korruptuar dhe nën 2 a kanë çfarëdo lidhje me Rusinë.
Askush nuk do të mund të bëhet bartës i funksionit publik pa e marr këtë certifikatë nga ky bord ndërkombëtar. Mendoj që kjo është garanc e mjaftueshme se askush nuk mund ta kalon filtrin për të marrë përgjegjësi publike nëse është i lidhur me çfarëdo lloj korrupsioni ose ka lidhje me Rusinë”, është përgjigjur Osmani.
Data 08.05.2024
Aktuale
- Publikohen rezultatet e para në Tetovë, VLEN-i në epërsi
- VMRO-DPMNE: Presim të fitojmë 61 deputetë si koalicion, Siljanovska-Davkova në epërsi të dukshme ndaj Pendarovskit
- Arbër Ademi: Nga 50% vota të numëruara kemi diferencë prej 30 mijë vota karshi opozitës
- Zona zgjedhore 1, këto janë rezultatet me 8% vota të numëruara
- Jonida Vokshi publikon momente me bashkëshortin, të dashuruar më shumë se kurrë
- Rezultatet në Zhelinë dhe Çiflik
- KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
- Dashtevski: Tani mund të themi se është arritur censusi për presidentin