Kandidatët shqiptarë për president të shtetit kanë intensifikuar takimet e tyre me qytetarët. Përpos iftareve, tani ata po shfrytëzojnë edhe syfyret, për të promovuar platformën e tyre me të cilën këkrojnë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 24 prillit, njofton SHENJA.
Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ka njoftuar se syfyrin e ka kaluar së bashku me aktivistët e degës së Shuto Orizarës.
“Syfir i organizuar nga dega dhe forumi rinor i BDI- Shuto Orizar! Dega Shuto Orizarit e BDI-se vazhdon të jetë degë shembull për aktivitet, kreativitet dhe parasegjithash për shërbim ndaj qytetarëve. Faleminderit degës dhe Kryetarit Ilaz Leskovica dhe kryetarit të forumit rinor Besnik Azemi”, ka shkruar Bujar Osmani.
Nga ana tjerët kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari, syfyrin e ka kaluar bashkë me punonjësit e komunës.
“Një syfyr shumë miqësor me ata që janë gjithmonë në krye të detyrës dhe kujdesen për sigurinë tonë. Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Arben Taravari. /SHENJA/
Data 13.12.2025
Aktuale
- Lirim me kusht për Katica Janeva, dënimi mbetet në fuqi deri në 2027
- Këto janë dy bizenesmenet shqiptare që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kosovë!
- Arrestohen 2 shtetase nga Kolumbia, morën një apartament me qira në Kavajë dhe e shfrytëzonin për pr*stitucion! E pëson edhe klienti 22-vjeçar
- Matoshi: 100.000 shqiptarë do votonin për LSDM-në nëse Stevo Pendarovski bëhet kryetar i saj
- Kushtetuesja pezulloi vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukut, Balliu: Super-hajdutja rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve
- Sherri i dhunshëm pranë gjimnazit, arrestohen dy të rinj! Procedohen edhe 5 nxënës, nga sherri u lënduan dy të mitur
- Këmbimi valutor 13 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Qemal Krosi merr detyrën e zv/drejtorit Gjeneral të DAP-it


