Rreth 120 deri në 150 persona janë në listën e pritjes për transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe, thotë Dushko Gjorgiev, kryetar i Shoqatës së qytetarëve për sëmundje të veshkëve “Nefron”, në shënimin e Ditës Botërore të Veshkave, shkruan TV21. Ai gjithashtu tha se personi më i ri në dializës është një 4 vjeçar, ndërsa më i madhi 92 vjeç. Sipas të dhënave të “Nefron”, në vendin tonë vlerësohet se sëmundja kronike e veshkave është e pranishme në 10% të popullsisë, ndërsa 1.540 persona janë në fazën përfundimtare të sëmundjes që i nënshtrohen trajtimit me dializë. Ndryshe në Klinikën e Urologjisë në vend deri në muajin janar janë kryer mbi 500 transplantime.“Operohet me një listë pritjeje prej 120-150, megjithatë lista reale është shumë më e madhe sepse në mungesë të transplantimeve të vazhdueshme dhe të shtuara kadaverike, ajo listë nuk pasurohet sepse ka shtypje dhe testime që kushtojnë para, dhe kemi shumë pak transplantime kadaverike, ose kemi vite që nuk kemi aspak. Apeli ynë është që nëse transplantimi kadaverik ringjallet, atëherë edhe ajo listë do të rritet, presim nga ato 1.500 – 1.600 të paktën një e treta të jetë në listë të pritjes”, tha Dushko Gjorgiev, kryetar i “NEFRON”.
Data 25.12.2025
Aktuale
- Vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”
- “Ishin 3-4 veta, burra!”- Ofendoi në rrjetet sociale personazhin “Fire”, TikTok-erja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë! (VIDEO)
- Mickoski: Detyra jonë si brez është të luftojmë për një jetë më të mirë dhe një Maqedoni më të mirë
- Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe të respektohet në ligj dhe në praktikë në RMV
- Ulje e dukshmërisë në disa rrugë për shkak të mjegullës
- Në Kuvend do të mbajnë mbledhje pesë komisione
- Këmbimi valutor 25 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Ali Ahmeti: BDI kurrë nuk ka qenë më e fortë se sot!


