Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur se çfarë marrëdhënie ka me kryeministrin Talat Xhaferi, tha se ka dëgjuar se është akuzuar nga kryeministri se ai është fajtor për atë se nuk janë krijuar kushte për rritjen e kapaciteteve për nxjerrjen e dokumenteve personale.
“Unë nuk mund të besojë se këta njerëz nuk kanë vullnet të ndryshojnë një nen nga ligji, dhe,m ta keni të qartë, 100 mijë njerëz nuk kanë të drejtë vote. E drejta e dytë njerëzore të cilën do ta shkelim”, u shpreh ministri Toshkovski.
Ministri tha se ai me të vërtet nuk e kupton se si nuk ju vjen turp atyre.
“50 ditë, pra këto 100 mijë deri më 18 mars, jo maj, nëse nuk ndryshon ligji do të duhet të fshihen nga Lista zgjedhore. Unë nuk e dijë… a kanë këshilltarë apo jo”, tha Xhaferi.