Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 26 shkurt, më së shumti nënshkrime për kandidaturën për president ka mbledhur Bujar Osmani nga BDI, gjegjësisht 10.528.
Pas tij është Maksim Dimitrievski nga partia “ZNAM”, i cili ka mbledhur 8.400 nënshkrime dhe i mungojnë edhe 1.600.
I treti në radhë është Arben Taravari nga opozita shqiptare, i cili ka mbledhur gjithsej 7.513 nënshkrime dhe i mungojnë edhe 1.645.
Kandidatja e Levicës, Biljana Vankovska, ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërkaq Stevço Jakimovski nga GROM, 4.718 nënshkrime.
Mersiha Smajloviq ka mbledhur gjithsej 696 nënshkrime, ndërkaq kandidati Velo Markovski 682 nënshkrime. Deri më tani, asnjë nënshkrim nuk ka mbledhur kandidati Tome Nikolloski.
Prej të premten, kur zyrtarisht filloi mbledhja e nënshkrimeve, deri të premten në mbrëmje, për të gjithë 11 kandidatët janë mbledhur gjithsej 39.078 nënshkrime.
Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjatë 8 ditë, duke filluar nga 23 shkurti.
Data 11.07.2025
Aktuale
- Maqedonia e Veriut refuzoi kërkesën që 5 të dënuarit të Grupit të Kumanovës të vuajnë dënimin në Kosovë (DOKUMENT)
- Gashi në Potoçari: Srebrenica është plagë e hapur në ndërgjegjen e njerëzimit
- (VIDEO) BDI e VLEN përplasen për punësimin e shqiptarëve
- Dyshohet se disa persona iu prezantuan si efektiv të policisë, zbardhen pistat e hetimit të prokurorëve për vrasjen e Renis Dobrës
- Apple e gatshme të sfidojë Samsungun me telefonin e saj të palosshëm
- (VIDEO) Marsh simbolik në Shkup në përkujtim të Srebrenicës
- Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati
- Përshkallëzohet situata në Theth, banorët e zonës hedhin molotov ndaj fadromave të IKMT-së! FNSH drejt vendit të ngjarjes