Kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi të hënën do të marrë pjesë në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Siç njoftojnë nga Qeveria, Xhaferi do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Gjatë Samitit, ai do të marrë pjesë në aktivitetin qendror dhe shoqërues, si dhe do të zhvillojë një takim dypalësh me Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso.