Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri të shtunën, 14 360 qytetarë kanë dhënë nënshkrim për kandidatët për president. Mirëpo asnjëri prej kandidatëve, ende nuk i ka grumbulluar 10 000 nënshkrimet e nevojshme.
Më shumë nënshkrime deri tani ka grumbulluar Bujar Osmani, kandidati i BDI-së, 5 405. Të premten zëdhënësi i BDI-së Arbër Ademi, tha se nënëshkrimet për Osmanin do t’i grumbullojnë për dy ditë. Pas Osmanit, radhitet kryetari i partisë ZNAM Maksim Dimitrievski 3 613 nënshkrime dhe kandidatja e Levicës Biljana Vankovska Cvetkovska e cila ka mbledhë 2 758 nënshkrime. Rrethh 2 000 nënshkrime mblodhi kandidati i partisë GROM, Stevço Jakimovski.
Në garën për presient janë gjithësej 13 kandidatë, por gjithë të tjerët kanë mbledhur më pak se 1 000 nënshkrime.
Kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari, ka 246 nënshkrime dhe vetëm tre më shumë ka kandidati i pavarur Velo Markovski, 249. /SHENJA/
Data 19.05.2025
Aktuale
- VLEN: Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani e lë Taravarin të vetmuar në prehrin e Ahmetit!
- Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Të thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona
- Digjet gjatë natës një banesë në Magjate të Kuçovës, vetëm dëme materiale
- Konkurse për punësime në disa ministri dhe institucione tjera shtetërore
- Skandal në Spanjë, lojtarët e Realit akuzohen për shpërndarje të videove pornografike!
- Rrahmani me Napolin kurrë më afër titullit
- “Për arsye se familjari i tij u arratis në Greqi, komisioni vendosi të internojë Besnik Aliko në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
- Chatbot-et me Inteligjencë Artificiale po trajnohen ‘të mos harrojnë’ – a po shkelet privatësia e njerëzve?