Në një konferencë për media, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ideja që presidenti të zgjidhet nga Kuvendi është që nga vitit 2016.
Ai tha se ata angazhohen që në RMV të ketë sa më tepër afërsi dhe të krijohet ambient shumë ma produktiv për shtetin që presidenti i republikës, të zgjidhet në Kuvend, duke u avancuar edhe me zv/president.
“Me këtë hap ne do arrijmë të kursjmë edhe thesarin e shtetit, sepse për një cikël zgjedhor presidencial sigurisht që duhen miliona euro. Kështu që efekti mendojmë që do të ishte më shumë me porosi dhe mesazh pozitiv, që do të ndikonte në përafrim edhe të komuniteteve”, tha Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
I pyetur se nëse beson se BDI do ta bëj presidentin e parë të shtetit, tha se ai “sot beson dhe presidenti në mos sot nesër do të jetë edhe shqiptarë në Maqedoninë e Veriut”. /SHENJA/
Data 18.12.2025
Aktuale
- Filipçe: Qeveria dëshiron të ndalojë punën e opozitës dhe të krijojë shtet njëpartiak
- Pjesë e grupit kriminal për skandalet e AKSHI-t, zv.drejtori i Policisë Tiranë, Erion Ismaili paraqitet në GJKKO
- Kryeministri bullgar tha se nuk ka çështje të hapura me Shkupin, Mickoski: Duhej të ishim në BE shumë kohë më parë
- Arrestohet Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë
- Shkupi renditet i dyti në Evropë për ndotjen e ajrit
- Qëlluan me armë 51-vjeçarin pas sherri për xhirimin e gomave, shpallen në kërkim dy adoleshentët
- Aksion i madh policor në Shkup dhe Kumanovë, mbi 10 persona të arrestuar
- Seanca në Apelin e GJKKO-së ndaj Belinda Ballukut, zv.kryeministrja përfaqësohet nga avokatët! Mbërrijnë në gjykatë Gentian Gjyli e Erald Elezi


