Prokurori publik Ljupço Kocevski sot mbajti kolegjium ku i njoftoi prokurorët publikë në Prokurorinë Publike me prioritetet e programit për mandatin e tij dhe aktivitetet për forcimin e transparencës dhe besimit në institucion.
Njëkohësisht, Prokuroria Publike riaktivizoi Komisionin për monitorimin e parregullsive të mundshme lidhur me zgjedhjet dhe krimet e tjera që do të kryheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.
Katër rregullat si të flisni me miqtë për jetën tuaj seksualeCilat vende kanë ndaluar furnizimin me armë për Izraelin?Luiz Ejlli dhe Kiara Tito me video të veçantë pak javë para ardhjes në jetë të fëmijësSezonin e kaluar ai luajti në kategorinë e dytë angleze – tani ai është gati për …Të paktën shtatë të plagosur, momenti i shpërthimit të një kamioni të zjarrfikësve në L…
Kryetar i Komisionit është zgjedhur prokurori publik Xhelal Bajrami.
Komisioni i përkohshëm përfshin një prokuror publik nga katër prokuroritë më të larta publike dhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje opinionit, organizatave të shoqërisë civile, organizatave tjera, partive politike, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjithë atyre që besojnë se në ndonjë procedurë kanë indikacione për kryerjen e veprës penale lidhur me organizatën dhe zbatimin e zgjedhjeve, të dorëzojë parashtresë/raport në Komision në adresën elektronike – izbori@jorm.mk.