Kryeministri Talat Xhaferi, u takua në Mynih zëvendëskryeministren e Ukrainës për Integrime Evropiane dhe Euro-Atlantike, Olga Stefanishina, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.
Në takim, thuhet në njoftim, bashkërisht u vlerësua se çështja e sigurisë e Ukrainës është një sfidë e sigurisë për gjithë Evropën dhe për komunitetin demokratik ndërkombëtar në kuadër global. Për këto arsye, u shprehën pritshmëri që publiku demokratik evropian dhe ai botëror të qëndrojë së bashku dhe pranë njëri-tjetrit si një parakusht kyç për mbrojtjen e paqes globale.
Kryeministri Xhaferi, shtojnë nga atje, e përshëndeti edhe vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe hapi një mundësi për të shkëmbyer përvoja në lidhje me procesin e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme për t’u afruar me Bashkimin Evropian.