Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Intervistë në SHENJA”, deklaroi se një kryetar nuk e bën vula, selia, por ë bën përkrahja që e merr dhe që e ka nga popullata.
Taravari tha se kur e ka sjellë vendimin ka patur pak dyshime nëse është vendimi i duhur, por se tani kur e sheh rikthimin e gjithë atyre anëtarëve, simpatizantëve që e kishin humbur besimin tek ASH-ja, tek votuesit indiferent, tek rinia dhe bashkëngjitjet e reja që po ndodhin çdo ditë vlerëson se ka sjellë vendimin e duhur.
“Më 29 dhjetor ne kemi patur mbledhje të kryesisë qendrore. Kemi qenë 11-12 diskutues, prej tyre 7 që kanë diskutuar ose 6 kanë qenë për të shkuar me opozitën. Pra shumica e diskutuesve, edhe pse nuk kishim ndonjë vendim e shifsha disponimin se është shumica prej diskutuesve ishte për të shkuar me opozitën, për ta sjellë ndryshimin, për ta udhëhequr opozitën, dhe një ose dy ishte për të dalë vetëm pastaj me BDI”, tha Taravari.
Ai tha se shumica e funksionarëve kishin filluar të shpërndajnë informacione se ASH do të shkoj me BDI-në, ndërsa qytetarët kanë deklaruar se partia po shkrihet në BDI. /SHENJA/
Data 16.09.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër
- Aksident në aksin Fier‑Patos, makina përfundon në kanal pas përplasjes me një automjet tjetër! Pamje nga vendngjarja
- Bajram Rexhepi së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal të Tetovës
- Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak
- Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven