Lidhja Evropiane për Ndryshim e vlerëson si humbje për shqiptarët zgjidhjen e Qeverisë për arsimin shqip në Çashkë. Në reagimin e opozitës shqiptare thuhet se në rastin e Çashkës nuk shihet asnjë triumf i shqiptarëve, por vetëm fitore e VMRO-DPMNE-së. Nga LEN thanë se zgjidhja e Talat Xhaferit është si në kohën e “aparteidit”, e arritur nën presion dhe në favor të prindërve, të cilët, të motivuar politikisht, protestuan kundër të drejtave elementare njerëzore të fëmijëve shqiptarë. Sipas LEN-it kthimi i kompetencave të arsimit për kryetarin e Komunës së Çashkës është shenja më e madhe e pafuqisë së BDI-së. Prandaj, shtojnë se duhet kujtuar BDI-së se shqiptarët nuk janë mysafirë në këtë vend, por janë realitet demografik, historik, ekonomik e politik. / Alsat.mk
Data 13.07.2025
Aktuale
- Tragjedia në PRILEP: MPB dhe Prokuroria me detaje për vrasjen e trefishtë
- Si t’i ruajmë qershitë të freskëta për më gjatë?
- Takimi i rëndësishëm: Limaj dhe Kurti, hap drejt krijimit të institucioneve në Kosovë
- Rama: Lëvizja Vetëvendosje është një sekt me ‘babën’ në krye
- Klonimi i zërit përmes inteligjencës artificiale – si të mbrohemi nga mashtrimet
- FOTO/ Aksident në Pukë, turisti kroat rrëzohet me motor, përfundon në spital
- Tragjedia në Prilep: Ky është nipi bashkë me djalin 12 vjeç që i vrau xhaxhai
- Lindim Etemi: Kryeministër bëji publike rrogat e mëdha që kanë marrë familjarët e funksionarëve të kaluar dhe funksionarëve tani, pa shkuar në punë fare!