Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllanë e tij.
Policia bën të ditur përmes raportit se i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë, në mbikëqyrje të policisë.
Rasti duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.