LEN përkujton kryeministrin teknik, Talat Xhaferi për ndryshimet kushtetues edhe mundësin për heqjen e emërtimit ofendues për gjuhën shqipe. Orhan Murtezani krahas kësaj çështje përmendi edhe luftën kundër korrupsionit. Megjithatë sipas tij nëse kryeministri teknik nuk ka fuqi për dy të parat atëherë si çështje më të lehtë i propozon zgjidhjen e arsimit shqip në Komunën e Çashkës.“Meqë disa herë jo vetëm opozita shqiptare, por edhe partitë shqiptare në pushtet janë deklaruar se ato duan që të hiqet emërtimi ofendues për gjuhën shqipe nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, kjo është një mundësi e mirë që ai tani të propozoj që këto ndryshime edhe të ndodhin. Në këtë mënyrë ai mund të mbetet në histori dhe ta bëjë vërtetë historinë. Përveç kësaj meqë Maqedonia e Veriut prioritet të rëndësishëm e ka luftën kundër korrupsionit, ai ka mundësinë ideale që të propozoj amendamentin për sanksionimin kushtetues për luftën kundër korrupsionit. Kjo është një mundësi e artë që ne tu paraprijmë vlerave evropiane dhe të dëshmojmë se të gjithë jemi të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit…Nëse kryeministri teknik nuk është në gjendje që të zgjidh dy çështjet e para, atëherë si çështje më të lehtë i propozojnë zgjidhjen e arsimit shqip në Komunën e Çashkës. Kushtetuta e garanton, ligji për arsimin fillor është shumë i qartë se ky është një detyrim, pasqyra demografike e kësaj komune është e qartë. Mjafton që vetëm kryeministri teknik të ketë guxim dhe kjo punë kryhet. Ja disa detyra të vogla që Talat Xhaferin mund ta bëjnë vërtet të madh”, deklaroi Orhan Murtezani, LEN.
Data 15.12.2025
Aktuale
- Nazarko: Roli i Meidanit për Kosovën nuk është plotësisht i qartë dhe i vlerësuar
- Sekuestrohen 3.372 copë mjete piroteknike në Shkup
- Hidrauliku ra nga lartësia teksa punonte, arrestohet administratori i firmës
- Sulmi terrorist me disa viktima në Sidney, reagon presidenti Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë me Australinë
- MPB jep detaje për arrestimin e Fehmi Stafës, u kap në momentin kur ka marrë 20 mijë euro ryshfet!
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë akuzat për migrantët
- Morën peng dhe dhunuan një 32-vjeçar, lirohen nga burgu pas 40 ditësh vëllai i deputetit Bledjon Nallbati dhe dy të tjerë
- (VIDEO) Hulumtimi i “Barometrit Ballkanik”, 68% e të rinjve planifikojnë të largohen nga vendi


