Në Gostivar sonte është zhvilluar takim mes krerëve të Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe kreut të ASH-së, Arben Taravari.
Pas takimit, Taravari tha se pas takimit që ka patur me kryesinë Qendrore dhe të Kuvendit ka marrë aprovim që t’i vazhdojë takimet me partitë opozitare.
“Sot kishim një takim fillestar ku u dakorduam që ekipet punuese prej të gjitha partive këto ditë të ulen dhe të punojnë në platformën e përbashkët e cila besojë se së shpejti do të sinkronizohet nga të gjitha palët dhe të nënshkruhet në ditët në vijim. Nuk e kemi caktuar ditën, por besoj se këto dy tre ditë do të koordinohemi edhe për atë”, tha Taravari, i cili shtoi se kanë biseduar edhe për koordinimin e shtabeve, organizimit të fushatës për zgjedhjet e dyfishta.
Taravari tha se nuk kanë një vendim definitiv se si do të dalin në zgjedhjet presidenciale.
Data 20.05.2025
Aktuale
- Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje
- BFI e Maqedonisë sivjet vjel nga haxhi 13.5 milion euro!
- Drejtori i NP. Higjiena Komunale, Sabahudin Rustemi ju përgjigjet akuzave të Visar Ganiut
- Kërkuan pamje filmike të numërimit të votave nga KQZ, zbardhet mesazhi i Ramës për kandidatët e PS: Të mos i hyhet asaj rruge! Humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak i humbjes edhe të fytyrës
- DAP fillon pagesën: 13 milionë euro për qytetarët nga skanimi i llogarive fiskale
- A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë: Zgjodhi vetë të mos ishte i pari në listë
- Zgjedhjet e 11 Majit, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume: Është normale që kandidatët të kërkojnë pamjet filmike të votave preferenciale!
- Tak Fak hyn brenda Spitalit të Tropojës, nëndrejtori refuzon të flasë pa autorizim për mungesën e specialistëve! Mjekët: Operacione nuk kryejmë, rastet dërgohen në Kosovë