Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin për zgjidhjen e një problemi disa dekadësh në fshatrat Luboten dhe Lubanci, transmeton Almakos.
“ Projekti për zgjidhjen e problemit dekadësh për furnizimin me ujë në fshatrat Lubanci dhe në Luboten është në fazë të avancuar.
Sot firma projektuese e obliguar për përgatitjen e këtij projekti historik, së bashku me ekipet e komunës së Butelit dhe banorët e dy fshatrave, i caktuan vendet për rrjetin e ujësjellësit.
Një falënderim të madh për SHBA-të dhe ambasadën e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë për ndihmën me të cilin do të zgjidhet problemi dekadësh i banorëve në fshatrat Luboten dhe Lubanci”, shkroi kryetari i komunës Darko Kostovski.
Përndryshe ky projekt projektohet dhe financohet me përkrahjen amerikane. /Almakos/