Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me zhvillimet brendshme brenda ASH-së.
“I bëjmë thirrje kryetarit të Lëvizjes Besa, i njohur si kryetari i bravave, që të mos fus hundët në punët e brendshme të subjekteve të tjera, por të shikojë oborrin e vetë të cilin e ka shkatërruar që nga themelimi. Bilall Kasami botërisht dhe zyrtarisht është i njohur për thyerje bravash, hyrje me dhunë dhe demolim të selisë së partisë së tij në vitin 2018. Bilall Kasami si Kryetar i Komunës së Tetovës, do të mbahet mend për thyerje të dyerve të objektit ku ndodheshte një OJQ rinore e Tetovës.
Nuk mund të hedh baltë mbi Aleancën për Shqiptarët, ai që është i njohur edhe si simbol i përçarjes së skenës politike shqiptare, për shkak të së cilit nga Lëvizja Besa dolën edhe 7 parti të tjera”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Data 30.12.2025
Aktuale
- Vetëdija në skajin e kohës: Kiameti në epokën e transhumanizmit dhe antropoteizmit
- Doli nga shtypi libri “Makalat” të autorit Haxhi Veli Bektashi të botuar nga Fondacioni “ALSAR”
- Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut
- Tregu i dytë bamirës i festave i organizuar nga punonjësit e EVN Maqedoni
- MEPSO vë në funksion linjën e re 110 kV, rritet siguria dhe kapaciteti i rrjetit elektroenergjetik në rajon
- Trump kërcënon se do shkatërrojë Iranin
- Ahmeti uron ditën e veteranëve: Sakrifica, gjaku dhe përkushtimi i tyre na obligojnë si shoqëri që të ruajmë vlerat e luftës çlirimtare
- (VIDEO) LSDM i kërkoi prokurorisë të hetojë rastin me tenderin prej 1,2 milionë euro


