Aleanca për Shqiptarët ka demantuar lajmin e publikuar në disa media, se kryetari i tyre, Arben Taravari ka patur takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Nga kjo parti thonë se, fotografia me veturën e përdorur si provë për takimin e dy liderëve, nuk i përket kryetarit të ASH-së.
“Aleanca po mbetet me transparencë të plotë dhe e hapur për çdo media në çdo kohë për të ndarë informata me karakter publik që të mos vijë deri te spekulimet dhe keqinterpretimet sikurse me rastin siç po ndodh për momentin me disa media të caktuara.”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Po ashtu reagim ka ardhur edhe nga VMRO-DPMNE, të cilët kanë akuzuar Artan Grubin se po liferon lajme të rrejshme për VMRO-DPMNE-në.
“Pyesim prej ku e di Artan Grubi i cili është në Austri (duke tregtuar në një prej dyqaneve më luksoze të Gucci, Barberi dhe Versace) se Arben Taravari ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së. Sot Taravari nuk ka qenë në VMRO-DPMNE ndërsa e kuptojmë edhe nervozën dhe frustrimin e tij për shkak ditëve të numëruar në pushtet”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Data 10.10.2025
Aktuale
- Erdoğan: Turqia do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes për Gazën në terren
- Trump thotë se do të udhëtojë për në Egjipt për nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza
- Hamasi thotë se ka marrë garanci se lufta në Gaza “ka mbaruar plotësisht”
- RMV, janë marrë 46 koncesione në sektorin e minierave për shkak mosrespektimi i ligjeve
- VLEN: Haraçina tregoi se është gati për ndryshimin që kthen dinjitetin e shqiptarëve
- “Më kanë bllokuar” – Çeku ironizon me “arsyetimet” e Ramës
- “Xhorxh Bushi” përplas kandidatët, Rama për Çekun: Ky djali që thirret në ligj, bën gjëra jashtëligjore
- Arrestohen dy të rinjtë që dhunuan barbarisht 61-vjeçarin në Vlorë! Të dy me precedentë penalë