Puna e qeverisë do të jetë transparente, me përgjegjësi dhe do ketë llogaridhënie. Kështu tha kryeministri Talat Xhaferi në konferencën për media e mbajtur menjëherë pas votimit si kryeministër teknik në 100 ditët e ardhshëm, raporton SHENJA.
Ai komentoi edhe mungesën e ministrave të VMRO-DPMNE-së, të cilët nuk dolën për tu fotografuar në fotografinë e zakonshme të kabinetit qeveritar.
“Gjatë fotos familjare mund të vëreni që nuk janë kandidatët e propozuar nga opozita VMRO-DPMNE, por gjithsesi që pas grillave do të jetë ndryshe. Për faktin se ato i obligon ligji dhe kushtetuta. Kështu që qytetarë të nderuar mos u brengosni për fotografitë që i shihni. Koncentrohuni në punët dhe obligimet që dalin nga mandati juaj. Do të jap gjithçka që ky ekip t’i realizojë pritshmëritë e qytetarëve”, tha Talat Xhaferi, raporton SHENJA.
Data 13.05.2025
Aktuale
- Nga të shtënat me kallash dhe pistoletë në Prishtinë u dëmtuan dy vetura, gjenden mbi 20 gëzhoja
- Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën
- Këmbimi valutor 13 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Bajrami-Rizvanollit: Keni përgjegjësi për rritjen e çmimit të energjisë
- Publikohet përgjimi i ri, Hysri Selimi i arrestuar nën dyshimet për spiunazh dëgjohet duke biseduar me oficerin e BIA-s
- Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
- “Che Guevara i Afrikës”: Pse udhëheqësi i Burkina Fasos ka pushtuar zemrat në botë
- ZGJEDHJET/ Drejt fundit, numërohen 4712 kuti votimi! Thellohet diferenca mes PS dhe PD, me 235 mijë vota! Garë e fortë për vendin e tretë