Shtabi i krizës së komunës së Gazi Babës është ende aktiv dhe në terren 13 orë pas fillimit të reshjeve të borës!
Sonte janë duke u zhvilluar aktivitetet për pastrimin e borës nga rrugët në pjesën malore të komunës së Gazi Babës. Është hedhur kripë në rrugët hyrëse në Rashtak, Bulaçan, Kreshevë, Smilkovc, Viniçe, Straçincë dhe Bërnjarci.
Duke marrë parasysh paralajmërimet për temperatura të ulëta gjatë natës, kemi kryer aktivitete të hedhjes së kripës në rrugët në Zhelezarë, Avtokomanda, Çento, Maxhari dhe Hipodrom, si dhe në mbikalimet në Trubarevë dhe Goce Dellçev.
E thënë thjesht, të gjitha pikat e identifikuara të krizës janë të mbuluara!
Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë!
Shtabi i krizës do të vijojë punën në terren gjatë natës dhe do të ndërmerren aktivitete për aq kohë sa të jetë e nevojshme.