Memedali Jusufi
Intelegjenca dhe intelegjenca emocionale nuk kane asnje dallim ne shikim te pare . Nese demokracia eshte nje ene qe duhet te mbushet me vlera vazhdimishte , mendja thoj Plutarku nuk eshte nje ene qe duhet mbushur, por eshte nje zjarr qe duhet ndezur.
Niçe dikur tha se ne shpesh nuk ia kemi fare idenë të asaj që e kemi më pranë. Dhe asgjë nuk është më pranë nesh sesa emocionet tona. Për këtë arsye, ne nuk i kuptojmë ato. Ja, sipas një shkrimi në Psychology Today, theksohet cilat janë keqkuptimet më të zakonshme që çdo njeri i ka për emocionet e tij.E di se çfarë bëre për të më mërzitur”
“Harta IQ e Evropës” po qarkullon në rrjete: Ja ku jemi krahasuar me fqinjët tanë
Një hartë që po qarkullon në internet tregon të dhënat e IQ-së për vendet evropiane. Koeficienti mesatar i IQ-së tregohet për secilin vend.
ÇFARË ËSHTË TESTI IQ?
IQ është një akronim që qëndron për koeficient të inteligjencës. Testi IQ është një mënyrë e shkëlqyer për të matur inteligjencën, cilësinë mendore dhe aftësitë tona njohëse. Do t’na ndihmojë të mësojme më shumë për veten tone. Ai përdoret në mënyrë rutinore nga institucionet arsimore si pjesë e procesit të vendosjes dhe përzgjedhjes. Kërkohet gjithashtu nga kandidatët si pjesë e një aplikimi për punë.Testi IQ është shumë i dobishëm për të kuptuar se si njerëzit mendojnë dhe përpunojnë informacionin. Ai mat aftësitë e arsyetimit, zgjidhjes së problemeve dhe të të menduarit logjik të personit. Për më tepër, ajo zbulon pikat e forta dhe të dobëta, kështu që ju mund të përmirësohemi në ato fusha dhe të performojme më mirë në punë ose shkollë, madje mund t’na ndihmojë të zgjidhim rrugën tone të karrierës!
Koeficenti i Intelegjences.
Këto janë të dhëna që nuk janë inkurajuese, sepse vendi ynë Maqedonia e Veriut është disa vende para fundit me numrin 91 – Serbia e Mali i Zi, të cilat po ashtu janë në fund të listës me umrin 89. Shqipëria, me numrin 90 ndonëse megjithatë është rezultati më i keq në nivel të përgjithshëm evropian.Nga ana tjetër, Islanda, Zvicra, Italia dhe më pas Britania e Madhe dhe vendet skandinave janë në krye me rreth 100 pikë.
Në fund të listës janë edhe Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina me 90, , Bullgaria 93, Rumania 94, Sllovenia 96 dhe Hungaria madje 98.Ekspertët thonë se kjo hartë nuk duhet parë si të dhëna për inteligjencën e ulët natyrore të popullsisë, por i referohet cilësisë së ulët të arsimit, shkruajnë ata në faqen e internetit jakubmarian. Kosova është në fund me numrin 88.
Cfare eshte intelegjenca emocionale ?
Shkurtimisht, Inteligjenca Emocionale është grumbull shkakthtësish emocionale dhe shoqërore të cilat njeriun e ndihmojnë që më mire të funksionojë dhe më lehtë të ballafaqohet me problemet e përditëshmërisë. Pra, Inteligjenca Emocionale është diçka që me fjalë lehtë përshkruhet, por njëkohësisht është edhe urtësi e vërtetë jetësore.
Inteliggjenca Emocionale është diçka që trashëgohet gjenetikisht por edhe mësohet. Sa më heret që nisim t’i zotërojmë shkathtësitë e numërta emocionale dhe shoqërore, aq më të lehtë dhe më të rehashme do ta kemi jetën për shkak të nivelit të letrë të Inteligjencës Emocionale (EQ-S).Njerëzit shpesh i ngatërrojnë edhe vetë emocionet e tyre. Ata nuk janë në gjendje t’i lexojnë siç duhet dhe shpesh u vënë emërtim të gabuar. Ata gjithashtu i lexojnë gabim edhe emocionet e të tjerëve, veçanërisht kur perceptimi i tyre ndikohet nga preferencat ose paragjykimet. Nëse njerëzit do të ishin në gjendje të kuptonin me saktësi se çfarë ndodh në mendjen e tyre në çastin kur reagojnë emocionalisht ndaj një fenomeni të jashtëm, atëherë ata do ta kenë më të lehtë të arrijnë një lloj vetëpërmbajtjeje.
Shkenca moderne konkludon se individët shoqërisht të suksesshëm dhe njerëzit individualisht më të kënaqshëm nuk janë ata të cilët i karakterizon koeficienti i lartë i rastësishëm i inteligjencës racionale. Realizimi itërësishëmi personalitetit individual varet nga intelegjenca emocionale….
Njerëzve shpesh u duhet të mbështeten tek emocionet e tyre për të marrë vendime të suksesshme. Reagimet emocionale kanë provuar se ekzistojnë dhe janë lidhur me një instinkt të brendshëm që e bën vendimmarrjen më funksionale.
Emocionet tona ndikojnë shumë në mirëqenien tonë personale. Për shembull, zilia është një emocion irracional. Në zemër të zilisë është një krahasim inatçor mbi gjërat që dikush i ka dhe një tjetër jo. Vajtimi kur humbim një person të zemrës është një emocion racional. Faji shihet si një nga emocionet morale të lidhura me interesat e njerëzve dhe shqetësimin për të tjerët. Dashuria është irracionale, kur dikush fiksohet të ketë diçka që nuk mundet.
Emocioni dhe arsyeja konkurrojnë mes tyre, por forcat plotësuese që ndërveprojnë, ndikojnë vazhdimisht te njëra-tjetra. Provat shkencore tregojnë se emocioni është pjesë e mekanizmit të arsyetimit dhe një mungesë e tij prek për keq vendimmarrjen. Për shembull, te fëmijët me autizëm mungesa e kapacitetit emocional ndikon negativisht te ndjenjat e tyre.
Nepermjet ketij shkrimi une dua ti drejtohem atyre qe na lexojne : Ti mund te rritesh intelegjencen tende emocionale. Intelegjenca emocionale e ka piknisjen e saj fizike ne shtyllen kurrizore. Ndjeshmerite e para nervore nisen prej aty dhe hyjne ne pjesen e perparme te trurit tregon nje studim i koheve moderne prej kurr filloj te aktualizohet IQ , pra koeficienti i intelegjences. Pasi ndjeshmerite e para ne fillim hyjne ne pjesen e perparme te trurit atje formohet gjykimi racional dhe gjenerohen emocionet. Keshtu arrin te krijohet se bashku me agrumentin logjik edhe nje emocion per nje te dhene apo ngjarje dhe per kete shkak eshte e rendesishme te njohim se si logjika jone lidhet me emocionet dhe te perpiqemi ta kontrollojme kete proces.