Kryeredaktori i Nezavisen.mk beson se takimet dhe ngjarjet me rëndësi kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në këtë periudhë shënojnë fillimin e marrëdhënieve politike që do të fillojnë me zgjedhjen e qeverisë teknike. Në një prononcim për CIVIL MEDIA, Popovski flet për takimet Kovaçevski-Zaev-Ahmeti, si dhe takimin e sekretarëve të LSDM-së, Zeçeviq dhe Mariçiq, me kolegët e Vetëvendosjes në Prishtinë, janë pjesë e një mozaiku evropian.
“Të gjitha këto ngjarje shënojnë vendosjen e elementëve politikë në mizanskenën para zbërthimit që do të fillojë të bëhet me zgjedhjen e qeverisë teknike. Bisedat e Zeçevicit dhe Mariçiqit me kolegët e Vetëvendosjes në Prishtinë janë një nga befasitë më specifike politike të kohëve të fundit. Ka më shumë pyetje se sa përgjigje se pse është bërë ky takim dhe çfarë është biseduar në të”, ka thënë Popovski në deklaratën e tij për CIVIL MEDIA./Lajmi i plotë.