Një grup personash që u ngjitën me automjet në majë të Galiçicës u shpëtuan nga Njësia e Shpëtimit Malor në Ohër, pas një telefonate në numrin 112 të Qendrës për Menaxhim me Krizat (QMK).
QMK informoi se operacioni shpëtimi u zhvillua nga ora 5:00 deri në 8:00 të mëngjesit të sotëm, me pjesëmarrjen e Departamentit për Operacione dhe Koordinim në QMK dhe QMK Rajonale-Ohër.
Personat e bllokuar u kontaktuan nga QMK për të siguruar se ishin në gjendje të mirë, dhe u njoftuan se ekipet e shpëtimit ishin në rrugë për t’i nxjerrë nga zona e rrezikshme.
QMK bëri me dije se rruga Ohër-Resjë, që kalon përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga data 15.11.2023 deri më 1 prill 2024, për shkak të kushteve të vështira klimatike.