Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot është emëruar si kryetare e partisë “Alternativa e re”.
Danella u votua njëzëri nga të gjithë delegatët që ishin prezentë në sallë. Arsovska pas përzgjedhjeve së saj për kryetare e partisë tha se është koha që politika të jetë garë e ideve, projekteve dhe ofertës për jetë më të mirë.
“Jam krenare që nuk i takoj këtij establishmenti të korruptuar, ndërsa nga ana tjetër u takoj atyre që dinë si ti rregullojnë gjërat. Qëndroj para jush me ‘Alternativën e Re’ tonën. Politika nuk guxon të jetë burimi i ndasive, por urë bashkimi. Politikanët jetojnë në mirëqenie, të dakorduar për të shpëtuar nga krimi. Mendoj se është mjaft nga kjo dyfytyrësi”, ka deklaruar Arsovska gjatë promovimit të partisë.
Arsovska ka informuar se partia “Alternativa e re” do të ketë katër shtylla në të cilat do të bazohet: drejtësi, çlirim të ekonomisë nga prangat e kapitalit të madhe dhe vendosjen e kushteve të barabarta, luftim të korrupsionit dhe krimit dhe digjitalizim të plotë të administratës publike. /SHENJA/
Data 09.07.2025
Aktuale
- Maldini: Faleminderit Zotit që s’jam përballur me Messin
- Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit
- Zjarr në depo për skrap metali në Shkup, një person i lënduar deri më tani, pronari i arrestuar
- Arrestohet për marihuanë një person në Senakos
- “Er traktor” përfshihet në shuarjen e zjarrit në Vizbeg
- Ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët, i moshuari gjendet i pajetë në lumin Devoll
- QMK: Zjarri në Vizbeg, rrezik për zonën e banuar – kërkohet ndërhyrje ajrore
- Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renis Dobrës, 23-vjeçari u gjet me plagë në trup dhe fyt të nxirë