Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, bashkë me këshilltarin e kryministrit Kurti për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, gjatë vizitës zyrtare në Uashington realizuan takim me senatoren Joni Ernst – bashkëkryetare e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit Amerikan dhe Kryetare e Komitetit të Republikanëve për Politikë në Senat.
“Duke e riafirmuar partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këtë takim u shpreh qëndrimi i qartë se shqiptarët mbeten të vendosur për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në, si opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet në rajon.
Temë kryesore e diskutimit ishte përshpejtimi dhe finalizimi i integrimit të vendit në BE dhe ndikimet gjeopolitike në rajon. Në këtë periudhë, kur vazhdon tentativa e Serbisë për destabilizimin e Kosovës, nuk duhet lënë hapësirë që kjo të krijojë zona krize në Ballkan, sepse ajo u shërben interesave ruso-serbe, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve.
Liderët e Lidhjes siguruan senatoren Ernst se ky koalicion do të jetë faktori më serioz dhe i vetëm i cili do ta mundësojë integrimin e vendit në BE, me çka do të ndryshohet status quoja e instaluar në njëzet vitet e fundit.
Ditëve në vijim vazhdojnë edhe takimet e tjera të liderëve të Lidhjes me zyrtarë të lartë në Uashington”, qëndron në reagimin e LEN-it.
Data 09.07.2025
Aktuale
- Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit
- Zjarr në depo për skrap metali në Shkup, një person i lënduar deri më tani, pronari i arrestuar
- Arrestohet për marihuanë një person në Senakos
- “Er traktor” përfshihet në shuarjen e zjarrit në Vizbeg
- Ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët, i moshuari gjendet i pajetë në lumin Devoll
- QMK: Zjarri në Vizbeg, rrezik për zonën e banuar – kërkohet ndërhyrje ajrore
- Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renis Dobrës, 23-vjeçari u gjet me plagë në trup dhe fyt të nxirë
- Mbappe humbi 6 kilogramë, mësohet se me çka u helmua!