Memedali Jusufi
Qeniet njerzore per nga natyra jane te shoqerueshme dhe kjo ne fakt eshte specifike e rendesishme e tyre.Si gjate historise ashtu edhe gjate koheve te fundit zbulimet arkeologjike deshmojne pikerishte kete, njeriu cdo here ka jetuar nje jete shoqerore.
Secili individ shkallen e lumturise e arrine ose permes lidhjes me tjetrin ose permes lidhjes me shtresa te caktuara te shoqerise. Ndaj eshte e rendesishme fjala e thene. Secili njeri ndoshta nuk është i aftë dhe i zoti të thotë fjalë të bukura, mirëpo secili është i obliguar të thotë fjalë të drejta e të vërteta. Po kështu, secili njeri ndjen kënaqësi kur e dëgjon fjalën e drejtë dhe të bukur. Bile, bile edhe ai që rrenën e ka bërë zanat të tijin dhe i cili rrenat i merr për të vërteta ose të vërtetat për rrena, ka dëshirë dhe priret të dëgjojë fjalë të drejta e të vërteta. Në fjalën e rreme ka mashtrim dhe pabesi. Kur një fjalë merret vesh se është e rreme dhe kur dëgjuesit e saj kuptojnë se janë mashtruar, ata preken thellë dhe ndihen të ofenduar. Mirëpo pastaj edhe rrenacakun e nxjerrin nga lista e njerëzve të ndershëm. Rrenacaku, me situatat e rreme dhe jo të vërteta, para se t’i mashtrojë të tjerët, e ka mashtruar vetveten. Për këtë arsye, të keqen dhe paturpësinë më të madhe rrenacaku në fakt ia bën vetvetes.Fjala mbinë dhe rritet në kopshtin e zemrës, zihet e piqet në kuzhinën e trurit dhe gostitet në kuvendin e miqve të ndershëm. Lezeti apo shija e fjalës varet nga zengjinllëku dhe sinqeriteti i zemrës. Cakun që dëshiron ta arrijë njeriu nëpërmjet fjalës, në fakt është nijeti apo qëllimi drejt të cilit është orientuar zemra. Në qoftë se caku i fjalës dhe nijeti i zemrës janë të njëjtë, atëherë ajo fjalë është e vërtetë; në qoftë se karakteri i fjalës është i arsyeshëm dhe i ligjshëm, atëherë ajo fjalë është e drejtë; në qoftë se shprehja dhe stili i fjalës i jep hare dhe kënaqësi dëgjuesit të saj, atëherë ajo fjalë është e bukur
Një fjalë mund të jetë e hidhur, mirëpo nuk guxon të jetë e gabuar, jo e drejtë. Për ta shprehur një ngjarje të dhimbshme fillimisht mund të heqim dorë nga bukuria e fjalës, më pastaj në qoftë se ka nevojë edhe nga vërtetësia e saj (siç është rasti ku mund të lejohet rrena). Mirëpo kurrë nuk hiqet dorë nga drejtësia dhe korrektësia e fjalës.
Fjala mund të jetë një rrëfim që e tregon të kaluarën, mund të jetë një deklaratë që e shpreh të tanishmen, por mund të jetë edhe një premtim për në të ardhmen. Kjo e fundit pastaj shkakton përgjegjësi. Mbasi fjala për njeriun është rruga më e pashmangshme për ta treguar vetveten, ajo njëkohësisht është edhe fryma që ndjehet brendapërbrenda trupit të dukshëm të njeriut dhe personaliteti i tij që formësohet në të. Ashtu siç theksohet edhe në parimin juridik: “Përderisa nuk dëshmohet e kundërta, për bazë merret deklarata personale e njeriut”, fjala është në fakt vetë njeriu. Fjala, në qoftë se është e drejtë, shpreh drejtësinë e personit që e thotë, po në qoftë se nuk është e drejtë, në qoftë se është e rreme, shpreh gënjeshtrën e tij ose madje edhe e kamuflon atë. Fjala dallon nga llafi, që kryesisht nënkupton llomotitjen, fjalët e kota dhe boshe, zhurmën e thatë.
Se kendejmi fjalet qe thuhen ne publik ne televizionet publike sikur e prishin vazhdimisht trashigimine ne aspekt te fjales se dhene dhe vleres qe sinjifikon ajo. Argetimet televizive tregojne interesim te jashtzakonshem per paraqitjen senzacionale te realitetit si risi te shkeputur nga vergonjte e moralit dhe per paraqitjen e lakuriqesise si sjellje normale , madje te admirushme me permasa te pabesushme. Te ben pershtypje kur veren shkallen ne te cilen programet me popullore qe u adresohen telespektatoreve te rinj- si dhe spektaklet “bisedore”, me te shikuarat prej te gjitheve – perqendrohen ne dekadencen dhe shthurjen duke trokitur njeherazi mohimin e autoritetit tradicional . Renia e dukshme e qelizes se familjes si njesia baze e shoqerise acaron sindromin kulturo-filozofik jeten bashkohore. Kjo renie, ashtu si pasqyrohet dhe perhapet nga masmedia , eshte pasoje e drejteperdrejte e vlerave shoqerore ne ndryshim. Familja nenkupton strukture, pergjegjesi dhe kufizim , Kerkesat e mirfillta te nje familjeje te mire punojne kunder rrymes se hedonizmit te shfrenuar , pasi ato sanksionojne detyrimet per sakrifice , besnikeri dhe besim. E kunderta, dobesimi i lidhjeve familjare e ben individin me te prire ndaj trilleve dhe modave e gjithashtu edhe ndaj besimit te brendshme fluid ne rritje i cili, pa kaluar shume , kthehet ne nje justifikim qe i sherben egocentrizmit . E gjitha kjo eshte e huaj per gjeneraten e parimeve dhe te fjales dhe nderit, per te mos folur per disa kritere shoqerore te perbashketa per vetmohim.Nese gjithsecili sillet ne kete menyre atehere me keto sjellje dhe qendrime do te perfitoj nje aftesi shpirterore te larte e te virtytshme dhe sa me shume dhe ta perserise nje sjellje te tille te cmuare aq me teper do ta forcoje kete aftesi. Me kete del ne shesh edhe fuqia edhe perkryerja e individit. Në një botë ku shpesh e vërteta vihet në provë, mendjendrituria e Shaw na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e ndershmërisë dhe integritetit në veprimet tona. Na kujton se gënjeshtra jo vetëm që dëmton marrëdhëniet me të tjerët, por gjithashtu minon aftësinë themelore për t’i besuar njëri-tjetrit, duke krijuar një cikël vicioz mosbesimi.