Foshnja e parë këtë vit ka lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike (GAK) në Shkup, saktësisht në mesnatë në ora 00:00.
Fëmija është mashkull, peshon 3760 gram, është i gjatë 52 centimetra dhe ka lindur me rezultatin Apgar 10/10.
Siç informojnë nga Klinika Universitare për Gjinekologji Obstetrike, ekipi kujdestar në jetë foshnjën e 34-vjeçares Natasha Stefkovska nga Shkupi.
Edhe ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka komunikuar lajmin për foshnjën e parë.
“Saktësishtë në mesnatë, në orën 00:00 në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike, ka ardhur në jetë foshnja e parë e këtij viti. Bëhet fjalë për djal të shëndetshëm, me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë. Prindërve u dërgoj urimet më të sinqerta për ardhjen e re në familjen e tyre, i uroj të porsalindurit shumë shëndet, lumturi dhe një fëmijëri pa brenga. 2024 filloi shkëlqyeshëm”, shkroi ministri Mexhiti
Në 15 minutat e para të Vitit të Ri, në këtë klinikë kanë lindur tre foshnja.
Dhe vitin e kaluar 2023, foshnja e parë e lindur pak pas mesnate ishte djalë dhe lindi në të njëjtën klinikë.(INA)