Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve u ka uruar atyre shëndet, lumturi, suksese dhe qetësi.
Ai ka shkruar që viti 2024 të jetë vit vendimesh të mençura, përgjegjësie dhe përkushtimi për të siguruar një jetë cilësore dhe dinjitoze.
Në ndërkohë, ai ka bërë të ditur edhe për ligjet që janë miratuar këtë vit dhe janë propozuar nga Ministria e Drejtësisë:
PËR 9 MUAJ, 14 LIGJE REFORMUESE
⚖️ Ligjet që janë miratuar në vitin 2023, propozues i të cilave është Ministria e Drejtësisë
1. Ligji për ekspertizën
2. Ligji për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë
3. Ligji për avokatinë
⚖️ Ligjet që janë miratuar e që janë përgatitur nga Ministria e Drejtësisë
1. Ligji për amnisti për shkelësit e protokolleve Covid
2. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për personat e paevidentuar në evidencën amë
⚖️ Propozim ligje, propozues i të cilëve është Ministria e Drejtësisë që kanë kaluar procedurën qeveritare
1. Propozim ligji për sportin
2. Propozim Ligji për falje
3. Ligji i propozuar për Zyrën e Rimëkëmbjes së Pronave
4. Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve
5. Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shërbimin prokurorial publik
6. Propozim ligji për ndryshimin e ligjit për shërbimin gjyqësor
7. Propozim ligj për avokaturën e shtetit
8. Ligji për menaxhimin e pronës së konfiskuar, përfitimit pronësor dhe sendeve të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse
9. Ligji për drejtësi për fëmijët