Bota është tronditur nga kriza të ashpra – ushtarake, politike, ekonomike, energjetike dhe mjedisore. Ortekun e shkaktoi diktatori militant Putin, me agresionin ushtarak në shkallë të plotë kundër Ukrainës së pavarur, pothuajse dy vite më parë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, kjo shkaktoi destabilizim dhe krizë sigurie në një pjesë të madhe të botës, dhe më pas konflikte të armatosura dhe luftëra pothuajse në të gjitha pikat kritike të planetit, nga të cilat, me brutalitetin e saj veçohet lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
A po afrohet fundi i botës? – pyeten shumica në periudhën e kaluar.
Pyetja e vërtetë, sipas CIVILit, është: A mund ta shpëtojmë botën?
Ndërsa përgjigja për këtë pyetje është: Thuaj PO dhe mendoje atë!
CIVIL – Qendra për Liri uron Vitin e Ri të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të botës, dhe u bën thirrje anëtarëve, mbështetësve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të jenë edhe më aktivë në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2024.
Redaksia e përbashkët e platformës mediatike CIVIL MEDIA falënderon të gjithë lexuesit për besimin dhe mbështetjen në vitin 2023, dhe paralajmëron një prodhim edhe më të pasur në vitin 2024.
Gëzuar Viti i Ri, qytetare dhe qytetarë të botës!