Memedali Jusufi
Nëpër ditët tona shohim imazhe,
Mbartin mesazhe ku flasin e heshtin
Sytë luajnë me mendjen.
Imazhe ku jeta,dashuria e vdekja
Jepen si një paket sebashku…
Ne konsumator të imazhit,zhgenjehemi..
Une ndonjehere quditem me shqiptaret , me heshtjen e tyre . Eshte e vertete se faktet ndonjehere flasin vete dhe ndonjehere ne mes miqsh themi se bashke me aftesine per te degjuar te tjetrin , duhet te egzistoj edhe mundesia dhe aftesia qe te dish te flasish.
Eshte vlere jashtezakonishte e madhe ne shoqerite tona mendimi ndryshe. Te dalur nga nje sistem njepartiak, monizmi , ne verejme se na mungon toleranca ndaj tjetrit . Ne mendimet tona shpesh i vlerojme si nje kapital, vlere materiale , dhe kur dikush na i kundershton , ne jemi ne gjendje me mbyte tjetrin. Sikoni debatet ne televizionet ne Shqipri ; sa mungon mendimi ndryshe, duam mendim uniform. Kete e ndjej shpesh ne emisionin tone ” Pa Kufij” . Mendimi ndryshe eshte vlere e shtuar sidomos kur na duhet paqja me veten dhe te tjeret; nuk humb askush, bile nga mendimi ndryshe po mësohemi me e dëgju njëri tjetrin, po edhe mos me u pajtu me njëri tjetrin!
Urrejtja ndaj dijalogut mund te jete urrejtje per njeriun , kjo ishte porosia e Sokratit , sipas te cilit ” se një burrë mund të vdesë jo vetëm për fatin e tij, për lavdinë e për gjëra tjera të mëdha, por edhe për lirinë e mendimit e për dashurinë e vet, që nuk ka të bëje fare me mendjemadhësinë apo me sentimentalizmin.
Ne kritikojme çdolloj forme të qeverisjes për mangësitë e sa, por njohim edhe rëndësinë e ndershmërisë absolute kundrejt ligjeve të Shtetit. Prirja për të mësuar dëshmon zotërimin e dijes, kini kujdes për shpirtin tuaj” është një ftesë për ndershmëri intelektuale, në të njejtën mënyrë siç edhe formula: “njih vetveten” është përdorur nga Sokrati për të këshilluar që të jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona intelektuale.
Eshte gje e bukur kurre shpesh i kujtojme politikanet per pasojat e pushtetit, madje ata na e marin per te keq, duke refuzuar te jene pjese e debatit tone . Eshte ndeshkim i madhe per ata që verbohen nga pushteti i tij, nga superioriteti i tij, nga dija e tij, dhe që kërkojn ta bënte të kuptonte atë që kish rëndësi më tepër se çdo gjë: që ne të gjithë jemi qënie të brishta njerëzore. Platoni e sheh historinë, -që për të është një histori dekadence sociale-, si të ishte historia e një sëmundjeje: pacienti është shoqëria dhe…njeriu i Shtetit…një mjek, një shërues, një shpëtimtar. Platoni ka ndërmend diçka absolutisht të ndryshme kur përmend termin filozof…filozofi i tij nuk është hulumtuesi i devotshëm i dijes, por një zotërues krenar i saj: është një njeri i kulturuar, një kompetent….