Shkruan: Visar Ademi
Me lejoni te ju prezantoj Hakik Mamutin
Hakiku eshte nga Çegrani i Gostivarit dhe jete-shkrimi i tij eshte eshte skenar per filmat e Spilberg-ut. Ai ka rreth 35 vjet qe jeton ne Osaka, Japan dhe tani me eshte Japonez me pasaporte por edhe me mentalitet.
E pyeta si ka mundesi qe përfundoj ne Japoni? Dhe kur spjegon për rrugetimin dhe jeten e tij, e kupton se disa njerez thjesht jane lindur për te jetuar gjithmone ne nje vend tjeter por rralle kane patur guximin e Hakikut. Per disa njerez vendi i lindjes eshte si ajo kemisha qe nuk te rin komod, te vjen e ngushte dhe e vogel per madheshtine e trupit tend. Edhe per Hakikun Maqedonia ka qene teper e vogel.
Ai pasi perfundon studimet ne Kajro dhe mer 1 vit te lire per te shetitur boten (pak a shume si studentet Amerikan por e padegjuar si koncept te ne). Ka bredh boten gjate atij viti, Europe, Afrike, Azi dhe kur ka mbritur ne Japoni ka rene ne dashuri ne shikim te pare. Normal pastaj gjen edhe dashurine e jetes se tij (martohet me Japoneze) dhe fillon te krijoj jeten ne kete vend ishullor. Ai tani eshte shume i suksesshem por, pranon qe ka mall shume te madh edhe per vendlindjen.
Tek sa flet për kulturen Japoneze kupton qe tragjedia dhe madheshtia e kombit tone ngerthehen shpesh me njera tjetren. Tragjike qe na ikin njerezit dhe nuk ngelen me asnje ne vendlindje por, ne te njejten kohe edhe madheshtore tek sheh keto storie suksesi si Hakiku qe jane ambasadore te vertete te kombit tone neper bote dhe prezantojne variantin me te mire tonin. Hakiku eshte me gjithe mend i tille.