Pas Ukrainës, objektivat e radhës të Rusisë mund të jenë Moldavia dhe vendet baltike, dhe Evropa duhet të përgatitet dhe të bëjë të ditur se mund të mbrohet, paralajmëroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë belge, Michel Hoffmann.
Hoffman i tha gazetës belge VRT gjatë një vizite te ushtarët belgë të stacionuar në Rumani se Rusia tashmë ka treguar “se ka vullnetin për të sulmuar fqinjin e saj”.
Ai tha se fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin është gjithmonë i paqartë dhe se është “absolutisht e mundur që ai të ketë ide të tjera më vonë”./Lajmi i plotë.