Vetëm dhjetë ditë para Vitit të Ri, në vend të një Struge të dekoruar, ajo është në terr të plotë. Qytetarët kërkojnë nga Merko ta dekorojë qytetin, në të kundërtën atë do ta bëjnë vet.
Nuk ka asnjë llambë të vetme dekorative në qytet, megjithëse Këshilli Komunal ndau pak më shumë se 16 mijë euro për dekorime. Qytetarët thonë se ky është një turp për Strugën, si qytet turistik, përcjell Alsat.
“Duhej të dekorohej, por ndoshta po planifikojnë këto ditë deri më 30.12. Jemi pak me vonesë, por që duhej të ishte zbukuruar – duhej të ishte, sepse është Viti Ri dhe është një qytet turistik…”.
“Është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq gjithsesi…”.
Edhe hotelierët thonë se pushteti lokal duhet të kontribuojë gjithashtu për një atmosferë më të bukur pushimi, si për turistët ashtu edhe për banorët e Strugës.
“Qyteti do të jetë plot. Mërgimtarët vijnë gjatë kësaj periudhe dhe është koha për të dekoruar qytetin. Meqenëse është 20 dhjetor, dhe nuk është zbukuruar, sigurisht që janë me vonesë”, deklaroi Ana Jançeva – Menaxhere Hoteli.
Për dallim nga Struga, Ohri është dekoruar tashmë dy javë. Në komunën e Strugës pyetëm se kur dhe nëse kishin në plan të dekoronin qytetin, por nuk morëm përgjigje. /Alsat.mk