Dje helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të cilin së fundmi u vendosën pajisje të reja mjekësore kishte transportuar një gjuetar të plagosur rëndë nga një terren shumë i vështirë. Mirëpo atë që askush nuk e përmendi ishte se policët e stacionit të Komunës së Sarajit e gjetën vendndodhjen e gjuetarit të plagosur dhe e shpëtuan, përcjell Almakos.
Ndryshe, ky ishte fluturimi i parë i këtij lloji për transportin emergjent të njerëzve në vendin tonë me një helikopter të Ministrisë së Brendshme me pajisje mjekësore. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, dhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski dje në Manastir kanë promovuar helikopterin me pajisje të reja për ndihmë emergjente mjekësore.
Mjeti është siguruar përmes bashkëpunimit me policinë sllovene, e cila ka dhuruar pajisje për rikuperimin e një helikopteri, i cili mund të përshtatet për helikopterë të shumtë. I gjithë ndërrimi i pajisjeve zgjat rreth 15 minuta dhe ndërhyrja nga çdo pjesë e vendit mund të kryhet në 40 minuta./Almakos