“Pse LSDM nuk i kërkoi Scholz-it, i cili vjen nga partia e tyre simotër, kur të vendosen negociatat për Maqedoninë, të largohet kryeministri i Bullgarisë, siç kërkoi kryeministri Orban për rastin me Ukrainën”, pyetën mëngjesin e sotëm nga partia e VMRO-DPMNE-së.
Sipas tyre, nëse kjo nuk ndodh, është e qartë se Bullgaria nuk është arsyeja e vetme për bllokimin e integrimeve në BE, por krimi dhe marrëzia e qeverisë.
“Fillimi i negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë është për t’u përshëndetur dhe dëshmi se edhe Maqedonia mund të ecë përpara me një qeveri që do të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit dhe do të kujdeset për interesat kombëtare”, shtoi VMRO-DPMNE.