Memedli Jusufi
Muzika shoqerohet shpesh me poezine ne horizntet e diturise, emision kulturor ne Radio Shkup. Shoqerimi i tekstit letrare me muzike ka futur simbolizem ne levizjen ritmike, ne forcen dhe dobsine e tonit, sa qe sot ne besojme se ajo i flet drejteperdrejte qenies sone te brendshmedhe del nga kjo brendesi . Muzika dramatike eshte e mundur vetem kur arti i tingujve ka fituar nje fushe mjetesh simbolike, permes kenges , asaj klasike dhe qindra perpjekjeve te piktures muzikore. “Muzika absolute” eshte poashtu nje forme e paster , ne gjendjen e pagdhendur te muzikes , ku tingulli me ritme dhe me fortesi te ndryshueshme shkakton kenaqesi ne pergjithesi ; ose simbolizmi i formave te cilat tashme i flasin intelektit pa poezine,pas nje zhvillimi te gjate ku muzika dhe poezia u bashkuan dhe, me ne fund , forma muzikore u gjend krejtesishte e endur me fijet e ideve dhe te ndjenjave. Njerzit qe mbeten te vonuar ne zhvillimin e muzikes , mund te ndjejne nje zhaner te muzikes ne menyre krejtesishte formale,ndersa me te perparuarit e kuptojne gjithcka ne menyre simbolike.Vete intelekti e ka nderfutur kete vlere te tingulli, ashtu sic u ka dhene raporteve mes vijave dhe masave ne arkitekture nje rendesi te huaj per ligje mekanike.
Mendohet se Arti i te shkruarit nuk mund te zevendsohet me asgje.Sa të ikë,përtej ujërave, nga bota çmendurake lëkundjet e ujit, i dridhin, brigjet e këngës e mendimeve të degdisura me etjen e gjërave,që nuk mund t`i them, as për lotët e tharë .në bebëzat e kohës! Befas. degëdisen sirenat. deri te bregu i këngëve apo përpëlitjeve të pakuptim ,sizanat e valëve e qeshen me mendiet e tretura .nëpër fishkëllima vargjesh syzana.Zana uji, e zana të valëve,si zana të këngëve me lotë,që përplasen kurdoherë ,nëpër dallgë shpirti,e nuk e di ,a do të më marrin me vete ,ndonjë ditë,e të më shpien përgjithmonë, në detin e pafund të këngës!… Sikut të mundja, të zhvesh trupin,nga materia e tokës, do të liroja shpirtin nga këto pranga. të botës së përkohshme, do të fluturoja nga gëzimi, për të mos e ndrydhur, atë zhishkë drite ,me zemër Ndonjëherë mbi lisa ,Dielli më buzëqesh ,sikur e lozë syrin mespërmes gjelbërimit ,e zgjohem, prej ëndërrimeve të vështira sa e pështjelloj ,të vërtetën,a janë të miat, mrekullitë ,apo vegime të kota janë,
Do ta degjoja me endje ne cdo koh, ne momentet e veshtira dhe te bukura te jetes, simfonine e 9-te te Bethovenit. Ne te ka drite dhe jete, ka te vertete. Ndaj ajo te magjeps me bukurine e saj, te emocionon te fisnikron. Ne syte e te “ Uriturit” te Paskalit nje bote e tere shperthen ne vuajtjet e mjerimin e saj. KJo bote perjetohet me dhembje. Per “ Gurniken “ e Pikasos nje piktor do te shkruante shume, do te zberthente te gjitha ngjyrat qe marrin pjese ne madheshtine e saj. Klithja pa ze e kuajve te masakruar nga minotauret famekeq eshte simbolike qe shpreh tragjiken e njerzve liridashes, eshte symbol edhe i kushtrimit, heroizmit, idealit “ Guernika” eshte flijim i luftetarit per hire te idealit liridashes.
Bukuria e artie eshte se ai nuk flet vetem per ate qe duket, nga qe kerkon fshehtesite e jetes , ai te emocionon. Vertetsia e artit nuk eshte e rendomta nuk eshte ajo qe njeriu eshte i detyruar te ndeshet cdo dite. Arti mbi te gjitha eshte rikrijim dhe si i tille zgjon ndjenja dhe emocione. Eshte shume e natyrshme qe njeriu te arti kerkon shpirtin, ate qe ve ne levizje dhe i jep kuptim jetes se tij.Artisti është përgjithësisht qenie kundërshtuese, antagonike, dhe ngase në një masë të konsiderueshme pikërisht ky mospëlqim i realitetit në të cilin i takon të jetojë e bën të krijojë një realitet tjetër në artin e tij; realitet që përputhet me të parin po aq pak sa ëndrra me zhgjëndrrën dhe për shkaqe të ngjashme. Njeriu nuk është objekt pasiv dhe, prandaj, nuk mund të kufizohet në pasqyrimin e botës: ai është qenie dialektike dhe (ashtu siç vërtetohet në rastin e ëndrrave) jo vetëm që nuk e pasqyron, po përballet me të dhe i kundërvihet. Dhe ky atribut i përgjithshëm i njeriut paraqitet me një mprehtësi të madhe histerike tek artisti, individ përgjithësisht anarkik dhe antisocial, ëndërrues dhe i papërshtatur.