Sot ka ndërruar jetë në moshë të re aktivisti i Aleancës për Shqiptarët, Emri Bislimi nga Sellca e Tetovës.
Me këtë rast, Lideri i ASH, Arben Taravari dhe Ziadin Sela i kanë shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmive.
“Na mërziti lajmi i mëngjesit të sotëm për ikjen nga kjo botë të anëtarit tonë nga Sellca e Tetovës, Emri Bislimi.
Emriu ishte gjithherë i gatshëm për të ndihmuar për të mirën e përgjithshme dhe një kontribues i pashoq në Aleancën për Shaiptarët.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, Zoti e bëftë të Xhenetit!”, ka shkruar Taravari.
“Na këpute zemrën Emri
I rëndë ishte lajmi i sotshëm për ikjen tënde kaq të hershme nga kjo botë. I dashur, energjik, i pa ndalshëm, idealist dhe aktivist në vepër. Gjithmonë ishe krah nesh në çdo rrugëtim, në çdo aktivitet, me të njëjtin ideal dhe nuk e njihje lodhjen.
Ngushllime familjes dhe gjithë miqve!
Do të kujtojmë për jetë. Zoti të pranoftë në mëshirën dhe begati e Tij!”, ka shkruar Sela.