Memedali Jusufi
Viteve te fundit sfide kryesore per Republiken e Maqedonise se Veriut ka qene ikja e te rinjve. Sipas disa hulumtimeve rezullton se reth 10.000 te rinje ne vit e leshojne vendin. Kushtet cilsore per jetese jashte vendit ,mbase jane ne shikim te pare shkaku kryesor per migrimin e te rinjve, por koheve te fundit qarkullon nje informate se te rendesishem per braktisjen e vendit eshte edhe arsimi jo cilsore sci deshmuan edhe hulumtimet qe beri PISA. Sipas disa burimeve jo zyrtare nga Akademia e Shkencave dhe Arteve te Maqedonise thone se kualiteti i dobet i arsimimit eshte faktori determinuar per ikjen e nje te riu nga Maqedonia .
Profesoresha Univerzitare , Kaltrina Zekolli Shaqiri ,ne lidhje me rezulltatet e fundit te PISA-S thote se jane mjafte shqetsuese por jo edhe befasuese për faktin se edhe viteve tjera nuk është se kanë qenë shumë të kënaqur me vlerësimin që iu është bërë. Kjo do të thotë se ajo që tanimë po quhet befasuese dhe gjërësihst po përdoret si mjet i luftës politike dhe ndërpartiake, në të vërtetë ka qenë e pritur dhe e ditur që më parë. E pritur ngase ky klasifikim i ka ruajtur pothuajse parametrat e njejtë për vite të tëra me radhë, që do të thotë se ndonjë ngritje të theksuar në këtë listë, pothuajse askush nuk ka pritur.Tani, kur bëhet fjalë për vetë relevancen dhe besueshmërinë e këtij rangimi, ne nuk jemi në pozitë aq të volitshme sa ta vlerësojmë korektësinë e saj po aq sa edhe vetë metodologjinë të cilën e përdorin institucionet e këtilla ndërkombëtare. Përveq kësaj, askush nuk mund të dëshmojë se gjatë këtij vlerësimi merren parasysh shumë elemente të cilat janë qenësore për arritjen e avansuar në zhvillimin e arsimit si janë kontekstishoqëror, politik, kulturor, gjuhësor, ekonomik, sociologjik etj. Elementet të cilat këto ditë theksohen, duke analizuar shkaktarët e një niveli kaq të ulët të arsimit tonë në raport me disa vende tjera të cilat rangohen shumë lart, nuk janë shumë bindëse. Njëra ndër këto shkaqe përmendet edhe migrimi i theksuar i të rinjëve por edhe i kuadrove të formësuar të cilët ia kanë mësyer vendeve të zhvilluara të Europër Perëndimore. Unë mund të them se kjo dukuri gjithsesi ndikon negativisht por jo edhe në masën sa të dëshmojmë se shkolla e jonë dhe nxënësit tanë po e pësojnë shkaku i ikjes së arsimtarëve të mirë. Fundi i fundit këtë bindje e demanton raporti i sivjem në të cilin vërejmë, duke e analizuar me atë të vitit paraprak, se Gjermania për shembull këtë vit është ranguar më poshtë në këtë listë. Të gjithë ne e dijmë se numri më i madh i banorëve të cilët ikin nga këto anë, punë kërkojnë në Gjermani. Nga ana tjetër, nga vetë Gjermania nuk kemi shpërngulje fare.
Gjithashtu profesoreshen Zekolli e pyetem edhe per shpekulimet reth cilsise se arsimit dhe emigrimin e te rinjve ajo u pergjigj : Deklaratat e ASHARMV se rezultatet e dobëta në arsim janë si pasojë e shpërnguljes, del se janë paushalle dhe pa ndonjë mbështetje në ndonjë studim serioz shkencor. Unë mendoj se ASHAM është një organizatë e mbyllur në vehte e cila deri tani nuk e ka dëshmuar vehten, si institucion më i lartë shkencor i vendit që është, me ndonjë analizë shkencore lidhur me zhvillimet arsimore e shoqërore këtu. Nuk mund të thuhet aty për aty se qenkan shpërngulur disa arsimtarë e profesorë jashtë vendit andaj ne po dështojmë. Problemet në arsim dhe në shoqëri në përgjithësi janë më të thella dhe më serioze andaj edhe meritojnë një qasje të këtillë.
Problemet me cilësinë e arsimit këtu te ne nuk janë të sotme dhe as të djeshme. Ato zanafillen e kanë qyshë prej reformave me të cilat u eksperimentuar pa mëshirshëm dhe pa kriter. Tri dekadat e fundit, prej shpërbërjes së shtetit të mëparshëm, secila parti që ka ardhë në pushtet, secila qeveri, me kokëfortësi dhe me herë herë me diletantizëm të plot, kanë bërë ndryshime, sipas dëshirës së tyre, sipas interesave partake a sipas “këshillave” të “eksperëve” të arsimit. Po qe se vetë kthehemi prapa dhe analizojmë profilet e ministrave të arsimit këto tri dekada, do vërejmë se pjesa dërmuese e tyre, lidhjen e vetme me arsimin dhe shkollën e kanë pasë vetëm në kujtesën që e kanë ruajtur sa kanë qenë nxënës respektivisht studentë. Gjatë kësaj odiseade, gjithsesi se e kanë pësuar nxënësit por në të njëjtën kohë edhe arsimtarët nuk e kanë pasë të lehtë t’iu përshtaten ndryshimeve, herë herë të pakuptimta të programeve mësimore, metodologjive të reja të zhvillimit të mësimit dhe të ligjërimit, mbingarkesën e këtyre programeve, mjeteve mësimore joadekuate dhe sidomos librave shkollorë të hartuara shkel e shko dhe pa kritere metodike e shkencore, jo rrallë edhe të shtermbëruara nga aspekti shkencor.
Sigurisht që këtyre trendeve të përkeqësimit iu kanë kontribuar edhe faktorë tjerë të cilët e kanë ngjyrën vendore por edhe të tjerë të cilët janë të përbashkët, janë global. Zhvillimi i mangët ekonomik i cili po gjeneron vetëm varfëri, duke e ulur standardin jetësor, korrupsioni galopant në nivelet më të larta të subjekteve politike e shtetërore, krimi i organizuar, mjetet e varësisë si janë alkooli e droga dhe shumë faktorë tjerë, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien e interesit për punë dhe për mësim, jo vetëm te rinia shkollore por edhe te shtresat tjera të popullsisë. Problem më vehte, sigurisht global, është edhe zhvillimi i teknologjive të reja të internetit, si janë rrjetet sociale të cilat i tërhjekin të rinjtë më shumë, duke i larguar ata prej vlerave të vërteta shkollore dhe, detyrimisht duke i bërë më agresiv që rrjedhimisht i qon drejt jetës së shfrenuar, drejt drogës, alkoholit, bixhozit dhe dukurive tjera negative. Rrëfim më vehte, mbase për ndonjë studim më përmbajtësor më vonë, është lehtësia e marrjes së një dëftese të shkollës, fillor a të mesme si dhe të një diplome të universitetit. Kjo është një dukuri shumë shqetësuese. Deri para disa viteve, fenomeni i tregtimit të diplomave universitare kishte një shtrirje gjeografike Ballkanike por edhe jashtë Ballkanit perëndimor. Pas hapjes së universiteteve të shumta, publike e private, ka një tejngopje me këto diploma. Tanimë, pikën e lulëzimit e ka arritë biznesi i tregtimit të doktoraturave, posaqërisht në mes vendeve të ish-Jugosllavisë por edhe me Bullgarinë, Rumaninë etj.