Sot dhe nesër në Kiev të Ukrainës mbahet Konferenca Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut “Liri apo Frikë”, me rastin e 75-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
“Kjo është një nga ngjarjet më domethënëse lidhur me 75 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Një nga krimet më të rënda të luftës është rrëmbimi dhe dëbimi i mijëra fëmijëve. Kjo konferencë është një kujtesë me zë të lartë se agresorët rusë po e bëjnë këtë krim masivisht”, tha presidenti i CIVIL-it, XHabir Deralla, i cili sot dhe nesër po merr pjesë në konferencën për të drejtat e njeriut “Liri apo qëndrim” në Kiev të Ukrainës.
Në konferencë si përfaqësues nga Maqedonia e Veriut merr pjesë edhe zëvendësi i Avokatit të Popullit Jovan Andonovski.
“Kjo konferencë është domethënëse, jo vetëm për Ukrainën, por globalisht, pasi i referohet 75-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të përfaqësohet edhe në këtë ngjarje”, tha Andonovski për CIVIL Media.