Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu ka njoftuar se sot në seancën e qeverisë së RMV-së janë miratiar pesë propozim ligje të propozuara nga ai, që janë shumë të rëndësishme për reformën në Administratën Publike dhe Transformimin Digjital të shtetit, përcjell INA.
Më poshtë këto janë ligjet e miratuara:
1.Ligji për nëpunësit administrativ
2. Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe
3. Ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformim digjital
4.Propozim Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbimeve elektronike
5.Propozim Ligji për përkryerje profesionale dhe trajnim të nënpunsve administrativ.
“Kjo është rezultat i të gjitha përpjekjeve, reformave, punëve të bëra të Ministrit Aliu për të ardhur në ditën që ta krijojmë këtë mundësi për vendin tonë. Dua të falënderoj ekipet për punën e palodhur që kanë bërë. Kemi pasur diskutime të pafundme, kemi konfrontuar volume të pafundme opsionesh dhe në fund kemi rënë të gjithë dakord që detyra jonë është tu japim qytetarëve maksimumin e produktit të reformave”, theksoi ministri Aliu.(INA)