Është arrestuar edhe një person për rastin e vrasjes së 14-vjeçares, Vanjës nga Shkupi, transmeton TV21.
Bëhet fjalë për 46-vjeçarin nga Shkupi, i cili dyshohet se e ka ndihmuar të dyshuarin e parë në rast, Lupço Palevskin – Pallço gjatë ikjes së tij nga Bullgaria për në Turqi.
Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria, me këtë person është realizuar bisedë informative dhe me kërkesën e tyre, gjykata ka shqiptuar edhe masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Siç thonë nga Prokuroria, personi dyshohet se ka kryer vepër penale, e cila ka të bëjë me shpalljen e fletarrestit ndërkombëtar. Më datë 02.12.2024 është regjistruar në vendkalimet kufitare në Bullgari, në hyrje dhe dalje nga Bullgaria për në Turqi.
Që të dy regjistrimet janë të veturës “Land rover”, ku shofer ka qenë i dyshuari që është arrestuar këtë mbrëmje./TV21