Rrugët e Shkupit sot ishin pothuajse të zbrazura. Siguria nga ana nëpunësve policior ishte tejet e madhe. Nuk mungoi as helikopteri në qiell që po vëzhgonte situatën. Ekipi i Televizionit Shenja ishte edhe në hapësirën afër sallës Boris Trajkovski, ku ekipët policorë nuk lejojnë askë të afrohet për shkak të sigurisë së nivelit të parë.
Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që ndodhen në kryeqytet nuk kanë punuar. Njejtë edhe punonjësit në administratë. Ndërkohë, çerdhet dhe institucionet shëndetësore kanë punuar. Autobusët sot punojnë sipas itinerarit të ditës së diel. Qeveria rekomandoi që pronarët e bizneseve private në Shkup të vendosin vetë nëse do të punojnë ose jo, e kjo veçanërisht ka vlejtur për komunën e Karposhit dhe komunat që janë në afërsi të qendrës sportive “Boris Trajkovski”.
Samir Mustafa /SHENJA/