EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën janar-qershor 2024 pranoi vetëm një ofertë, edhe atë nga SHA EMV me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 57 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 95% të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim është rreth 7,5% më i lartë se çmimi i kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (qershor-dhjetor 2023), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë. Për mbulimin e 5% të mbetura nga sasia e përgjithshme e planifikuar, EVN Home pranoi ofertë më të volitshme nga SHA EMV, me çmim të shitblerjes prej 120,01 euro për megavat-orë. Përveç SHA EMV, në tender mori pjesë edhe Sole24 DOOEL. Për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike, Elektrodistribuimi pranoi ofertë me të volitshme nga SHA EMV edhe atë me çmim prej 105 euro për megavat-orë. Më herët ky çmim ishte 100 euro për megavat-orë. Nën monitorim të plotë të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në përputhje me obligimet ligjore dhe metodologjinë paraprakisht të përcaktuar, në periudhën në vijim EVN Home do ta llogarisë çmimin e energjisë elektrike sipas parametrave hyrëse të paracaktuara.
Si gjithmonë, në çmimin përfundimtar hyjnë: : çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.
Data 24.05.2025
Aktuale
- MENDIMTARI QË NUK U HESHT: Në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të Akif Emres
- VLEN: Përkrahje e plotë për qëndrimin e deputetes Mimoza Musa
- Taravari nga Kumanova: ASH do të jetë forca e parë politike në vend
- GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për 11 të dyshuar të operacionit “Ura”, ndryshon masa për 3 të ndaluarit e tjerë
- Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona
- Operacioni Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendim në çështjen e 14 të arrestuarve në operacionin “Ura”
- Mexhiti pas takimit me Kallas: Reformat dhe lufta kundër korrupsionit, çelësi për integrimin në BE
- Mimoza Musa: I qëndroj besnike VLEN-it, mandatin e fitova kundër BDI-së